Kërcënimi i gazetares Ola Xama për një shkrim të saj në “Birn” lidhur me lidhjen e Erion Veliaj në projektin e inceneratorëve, për analistin Mentor Kikia, është një ushtrim presioni i pastër. Në MCN live, Kikia, thotë se presionet e tilla janë të palejueshme dhe se nëse dikush preket ka mënyra të tjera reagimi edhe në gjykatë, porse ky nuk është rasti i tillë. "Unë jam gazetar dhe i tillë jam në mënyrë absolute në mbështetje të çdo kolegu në punë tij profesionale dhe ajo që ka ndodhur me kolegen Ola Xama, është padyshim një flagrancë. Unë mendoj që çdo institucion, çdo zyrtarë i cili ndjehet i prekur nga një raportim, sipas tij jo profesional, i pasaktë, apo edhe i shpifur në tërësi, kanë mënyrë absolute të mbrohet, duke reaguar, duke kërkuar përgënjeshtrim, qofte edhe në gjykatë për shpifje. Ndërsa ushtrimi i presonit është absolutisht i palejueshëm. Unë personalisht e inkurajoj kolegen Xama, të vazhdojë të punojë, duke i kujtuar se në fund të fundit profesioni i gazetarit nuk është si profesioni modales, por ka vështirësitë e saj, dhe një nga vështirësitë është përballja me njerëzit që preken kur ti investigon diçka. Këtë e thotë një gazetar qe edhe është dhunuar dikur fizikisht, edhe është burgosur, për pak kohë, si pasojë e detyrës. Në mënyrë absolute, presionet të mos konsiderohen si një gjë normale, por të jepet sikundër e ka marrë edhe në mjedisin publik në Shqipoeri, jo thjesht në komunitetin e mediave, por edhe përtej saj, kështu që media është një pushtet, si i tillë duhet të ketë hapësirën e tij, nëse ata që ndjehen të prekur nga ky pushtet ka plot, ai që ndjehet i prekur, ka hapësirën për të shkuar ta padisë në gjykatë. Kjo është mënyra se si dikush kërkon të mbrohet edhe ai nëse media është e papërgjegjshme, por ky nuk është rasti. Kikia, vlerëson se në ditët kur shumë media po serviloset nga pushteti, rasti i Xamës, na tregoi se kur media zemëron pushtetin, ky profesion është ende gjallë. "Deri tani ne më shumë se sa nga kanosja e pushtetit mbi median, vuajmë nga media e servilosur ndaj pushtetit dhe kur na del një rast që media e ka zemëruar pushtetin do te thotë se ky profesion ende është gjallë. Në rastin kur një gazetar hedh në publik një produkt investigimi dhe kjo shkundë ca njerëz atje lart, do të thotë se funksionon. Aty ku ka dashuri mes shtetit dhe mediat, aty nuk ka me media. Do dua që në përpjekjen për ta inkurajuar t’i them të gjithëve që kjo është pjesë e vështirësisë së punës tonë kur ne prekim gazetarinë e vërtetë:.



