
Pasditen e sotme PDIU e mbështetur nga qytetarët ka zhvilluar një protestë përpara Ministrisë së Jashtme duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për gërmimet e vareve për gjetjen e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Itali Greqi në vendon tonë.
I pranishëm në protestë ishte edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi i cili së bashku me protestuesit e tjerë ka ndezur qirinj për të kujtuar atë që PDIU e quan genocidin grek mbi çamët dhe viktimat e këtij gjenocidi.

"Duhet që të trajtohet me reciprocitet. Marrëveshja për toponimet, nuk i mundëson dot të parëve që të njohin vendin e tyre. Nuk merr dot pasaportën shqiptare babai im, pasi është ndërruar toponimi i vendin. Ushtarët grekë kanë ardhur si pushtues në Shqipëri. Nuk kemi asnjë frikë. Edhe presidenti grek ka thënë që ushtarët që kanë rënë këtu kanë rënë për atdheun e tyre. Jemi këtu për t’i kujtuar çdo kujt se shqiptarët e Çamërisë janë gjallë dhe ekzistojnë. As të vdekurit nuk do t’i trajtojmë njësoj", tha Idrizi.

Ndërsa Tahir Muhedini një nga anëtarët e Shoqatës Çamëria në këtë protestë deklaroi, "Ju provokoni që komuniteti çam është 10% e popullsisë, na mbështet për lirinë dhe të drejtat tona. Ne kemi amanetin e të parëve tanë dhe do të vazhdojmë të protestojmë. Bëni varre ku të doni por duhen dhe varret e çamëve. Shteti i grek para një shekulli i masakruar. Varret tona për herë të parë janë në Shqipëri. Është një turp për shtetin shqiptar dhe për Ministrinë e Jashtme. Duhet që përfaqësuesi çamëve të marri pjesë në bisedimet që bëhen me Greqinë".



