Nikolla pas takimit me Xhaferin: Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe MV, shembull në rajon

Nikolla pas takimit me Xhaferin: Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe MV, shembull në rajon

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

“Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përbëjnë një shembull bashkëpunimi në rajon”, është shprehur pas takimit kryeparlamentarja Nikolla.

Nikolla ka pritur në Kryesinë e Kuvendit Xhaferin, ku ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga Maqedonia e Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian. Si dhe qasjen e re rajonale të ndërmarrë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nën petkun “Open Balkan”.

“Në këto arritje ka kontribuar edhe pjekuria e faktorit politik shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë një faktor progresi, integrimi dhe evropianizimi”, ka shtuar Nikolla.

Duke folur për rrugëtimin evropian të të dy vendeve dhe plotësimin nga ana e tyre të të gjitha rekomandimeve të Këshillit Evropian, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se “Historia dhe inercitë e të kaluarës nuk duhet të pengojnë të ardhmen evropiane të vendeve tona dhe të popujve tanë.”

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, falenderoi Kryetaren Nikolla për këto vlerësime dhe vuri në dukje se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e progresit dhe të reformave integruese dhe shqiptarët dhe forcat politike që i përfaqësojnë ata do të vazhdojnë të kontribuojnë për zhvillimin, progresin dhe evropianizimin e Maqedonisë së Veriut.

Kryetarja Nikolla dhe Kryetari Xhaferi diskutuan edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, midis grupeve të miqësisë dhe komisioneve parlamentare, si edhe rritjen e rolit të kuvendeve në nxitjen e bashkëpunimit midis të dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy