
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi në një takim urgjent mbrëmjen e sotme aleatët ku analizoi situatën e tensionuar në Rrugën e Kombit, ku protestuesit i vunë flakën sitemit të pagesave dhe u përplasën me policinë.
Pas takimit në një konferencë për mediat nga selia blu përkrah aleatëve, Basha shprehu mbështetjen e opozitës për protestuesit. Kryedemokrati dënoi dhunën ndaj tyre teksa apeloi qytetarët të shmangin provokimet. Një apel direkt pati për kryeministrin Rama, duke i bërë thirrje të largojë policinë nga Kukësi që sipas tij kanë rrethuar qytetin dhe po ushtrojnë presion.
"Kërcënimeve të Edi Ramës dhe kanosjeve të tij histerike për raprezalje policore. Urojmë që ato janë trillim i gjendjes së rënduar psiqike me të cilën u shfaq sot para shqiptarëe. Shprehim mbështetjen tonë pa asnjë kusht të qytetarëve të Kukësit, Kosovës dhe gjithë Shqiërisë që preken dhe ndëshkohen nga tarfa e padrejtë dhe korruptive për udhëtimin në Rrugën e Kombit. Ne dënojmë dhunën barbare kundër protestuesve dhe kërkojmë vënien para përgjegjëesisë të çdokujt që ka ushtruar dhunë ndaj tyre. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin provokimet e dhunshme por ta kërkojnë të drejtën e tyre vendosmërisht me çdo mjet demokratik. Edi Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo kërcënimin e raprezaljeve dhe armëve. Qytetarët nuk mund dhe nuk do të deturohen të paguajnë një taksë të rëndë dhe korruptive me grykën e pushkës për llogari të Edi Ramës dhe xhepave të tij. Për këtë qëllim i bëjmë thirrje Edi Ramës të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Dërgimi i forcave speciale është një provokim frikacak dhe i rrezikshëm i Edi Ramës", deklaroi Basha.
Për kryedemokratin Basha, dërgimi i forcave speciale është një veprim frikacak i Edi Ramës. Sipas tij, Forcat speciale nuk po kapin qindra kriminelë që po kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare.



