Dy liderët e opozitës kanë reaguar ndaj nismës së socialistëve për të ndaluar zgjedhjen ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit në funksione shtetërore.
Kryedemokrati Berisha e cilësoi një nismë anti-Meta, ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë tha se ky draft i PS do shënojë fundin e Ramës. Dy liderët e opozitës ishin rakorduar edhe për akuzat e tjera ndaj qeverisë si dhe për bashkëpunimin në zgjedhjet e ardhshme lokale.



