Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi sot se Komisioni i Veneciave vlerësoi ligjin e pronave dhe rekomondoi zbatimin e tij.
Në një postim në Twitter dhe Facebook, Manjani shprehet se “Komisioni i Venecias dha vleresim 100% pozitiv për ligjin e Pronave. Argumentat jane të plota dhe shterruese! Vazhdojmë zbatimin e ligjit!” “Ligji Për Trajtimin e Pronës kaloi me sukses Komisionin e Venecias. Përgjatë shqyrtimit të këtij ligji, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i kërkojë nje opinion zyrtar Komisionit të Venecias. Ky Komision ka vlerësuar si të drejtë dhe në përputhje të plotë me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Mbetet që Gjykata jonë ta pranojë kete opinion dhe ta bëjë pjesë të vendimit të saj! E vetmja keqardhje: Sa keq që nuk e bëmë më shpejt një ligj të tillë! Duhet ta bënim që në vitin 1991″, shprehet Manjani.



