Raporti kritik për drogën në Shqipëri, Vasili: A do të shkarkohet vetë Rama?

Raporti kritik për drogën në Shqipëri, Vasili: A do të shkarkohet vetë Rama?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ngritur sot pyetjen drejtuar kryeministrit Rama në lidhje me mos shkarkimin e kreut të policisë së shtetit, por edhe drejtuesve të tjerë.

Vasili referuar Qendrës Evropiane të Drogëravë, shkruan se vendi ynë është ende në gjendje kritike përsa i përketë kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

"Qendra Europiane e Drogave raporton që Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike. Kryeministri i Shqipërisë është përgjegjësi kryesor, së bashku me policinë që është nën hyqmin e tij. Meqenëse kryeministri ka filluar shkarkimet kolektive, a do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë? Apo edhe për drogën, që po shkatërron vendin, ai s'ka asnjë faj e fajin edhe për këtë e kanë drejtorët e spitaleve?!", shkruan Vasili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy