Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale (VIDEO)

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se  Rama po shpërblen pjesën e oligarkisë ekonomiko-financiare, oligarkisë kriminale dhe oligarkisë mediatike me kulla shumëkatëshe me qindra mijëra hektarë për ndihmën e dhënë për makinerinë elektorale të ngritur nga vetë kryeministri. 

Rama po sillet si kryebashkiak i vendit. Pasioni i mandateve të tij si kryebashkiak i Tiranës nuk është ndaluar me aq.

Ka marrë vendim që çdo pallat në vijë bregdetare do të miratohet nga vetë Rama, KKRRTSH që është vetë Rama që vetë vendos dhe vetë vulos dhe çdo pallat mbi 6 kate kudo qoftë do marrë firmën e Ramës.

Ky përqendrim kompetenca  nuk është vetëm për të rregulluar territorin siç thotë Rama se ka ca rraqe buzë rrugës apo disa kasolle të ndërtuara në Theth. Kjo vjen si rezultat i klientelës së fortë që ka sponsorizuar Ramën në rrugëtimin e tij politik dhe që ka dhënë derivat i zgjedhjeve të fundit ku mbështeten kandidatë të caktuar. Kemi parë dhe në mbledhjen e fundit të KKRRTSH-së  që Rama po shpërblen pjesën e oligarkisë ekonomiko-financiare, oligarkisë kriminale dhe oligarkisë mediatike me kulla shumëkatëshe me qindra mijëra hektarë të dhënë në qytete si Durrësi, Vlora Tirana për t’i shpërblyer për ndihmën që ata dhanë për makinerinë elektorale të ngritur nga Rama. Është marrëdhënie e qartë dhe e pastër klienteliste që ka pak të bëjë me shtetin e së drejtës, me integrimin në BE apo reformën e administratës publike. 

I ndalur tek ekipi që Rama do të prezantojë në shtator, Kalemaj tha: 

Nga 2017 kemi gjithmonë e më tepër anonimat dhe në radhët e deputetëve dhe në radhët e ministrave. Mendoj se nuk janë as teknicienë. Nuk kanë ndonjë background të fortë teknik. Shumë pak mund të kenë ardhur me backgroung të caktuar. Pjesa më e madhe të atyre që janë shitur si teknicienë, vijnë pa librezë pune. Ministra të tillë që nuk vijnë as si teknicienë, as si politikanë, Rama nuk e di pse vazhdon me këtë eksperiment se ka dështuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy