
Pas presidentit Meta, edhe ish-kryeministri Berisha akuzon qeverinë për lidhje me miliarderin Xhorxh Soros.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së PD-së, Berisha e cilësoi reformën në drejtësi një pseudoreformë të Sorosit.
“Shqipëria sundohet nga një narkoshtet. Cila drejtësi të hetojë, narkodrejtësia? Cila mafie në botë heton veten? Nëse drejtësia do kishte hetuar, s’do ishte kjo situatë në Shqipëri. Ajo pseudoreformë e Sorosit do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi. Mafia nuk heton veten e vet. Dhe ndaj mos u sugjeroni shqiptarëve gjëra galante, sikur këtu është një vend me demokraci, e jo me të gjitha pushtetet e kapura nga një mafioz, Edvin Kristaq Avdyli, Edvin Kristaq Lala. Kush pengoi hetimin, opozita? S’mund të hetohet krimi elektoral sa të jetë Edi Rama. Nuk mund të mashtrohen shqiptarët me të tilla deklarata”, tha Berisha.



