
Rinis procesi i numërimit në KZAZ 35, në shkollën “Vasil Shanto”. Pas një pauze prej rreth pesë orë, numëruesit kanë rinisur procesin.
KZAZ 35 mbledh votat e Njësisë 5, një nga më të mëdhatë në Tiranë dhe e konsideruar tradicionalisht bastion i të majtës. Njësia 5 në Tiranë ka 95 qendra votimi ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 36 mijë votues.
Më poshtë, rezultatet e numërimit deri në orën 07:00.



