
Analisti Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se situata në PD nuk është e vetmja anomali në këtë vend, por edhe fakti që kryeministri ka një mandat të 3 dhe ka pasur 7 mandate në bashki. Sipas tij kjo është ajo çfarë shoqëria shqiptare kërkon.
“Është anomali ose një realitet kokëfortë që kështu ndodh. Ka argumente për këtë, e para shoqëria shqiptare është më fortë e pritur drejt liderit se shoqërisë demokratike. Roli i liderëve është i fortë dhe e kemi parë me Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën dhe Edi Ramën.
Siç është anomali çfarë po ndodh në PD anomali është dhe një kryeministër me mandat të 3 dhe 7 mandatesh në bashki. Mesa duket kshu e do shoqëria udhëheqësit.”, Hoxha.



