Sipërmarrësi Gjergj Luca solli në studion e “Të Paekspozuarit” përvojën e tij me drejtësinë. Luca tha se çështja e tij zvarritet prej katër vitesh, vetëm një prej shumë rasteve të ngjashme në gjykatat e vendit.
Kjo ngjarje ka ardhur nga sistemi ynë 35-vjeçar. Është diçka e agravuar, nuk është momentale. Mua më kanë bërë copë disa media, duke më akuzuar se jam i lidhur me rrjetet kriminale. Unë punoj 20 orë në ditë dhe marr këtë respekt nga tallavaja. Pse më bien mua, se unë nuk paguaj gjoba? Atëherë shkova dhe gjykatë dhe kërkova të më marrin nën hetim, se po më shikojnë edhe fëmijët e mi me dyshim.
Kam ikur në Amerikë dhe në Angli duke gjurmuar domeinin e portalit. Nuk mund të më ikë jeta duke e gjurmuar. Nuk dua të bie në nivelin e tij. Është një gjykatëse që e shqyrton dhe njëherë ikën njëra palë dhe njëherë pala tjetër. Unë kam katër vjet që nuk marr përgjigje kush jam unë.



