Takimi me Ramën, Haradinaj: Mirëpres “Open Ballkan” pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Takimi me Ramën, Haradinaj: Mirëpres “Open Ballkan” pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij tw fundit në Kosovë, vjen një reagim nga Ramush Haradinaj.

Në një prononcim për mediat, Haradinaj tha se vizita e Ramës është e rëndësishme, marrë parasysh protestat e serbëve në veri të vendit kundër reciprocitetit në targa.

Ndërsa lidhur me “Open Balkan”, Haradinaj tha se e përkrah atë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Edi Ramën e falënderova për ardhjen në Kosovë në një kohë që është e ndjeshme, ka shumë zhvillime në Kosovë dhe rajon. E shfrytëzova rastin me diskutuar edhe temat aktuale. Pos situatës në veri, vëmendje të veçantë i kam kushtuar hekurudhës për Shqipëri, Kosovë-Shqipëri, Hekurudha është shumë e nevojshme për temat ekonomike por edhe për ato të sigurisë në të ardhmen. Unë e pëlqej këtë idenë e ‘Ballkanit të hapur’, e mirëpres, por pas njohjes së Kosovës nga Serbia.

Rama po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku gjatë ditës ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Po ashtu ka takuar kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy