Presidenti i PES letër Ramës:  Zgjedhjet, rëndësi për rrugën drejt BE

Presidenti i PES letër Ramës:  Zgjedhjet, rëndësi për rrugën drejt BE

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, në të cilën ka vënë theksin te rëndësia e zgjedhjeve të 25 prillit. Në letrën e tij, Stanishev thekson se 25 prillit është një datë e rëndësishme për rrugëtimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai ka vlerësuar punën e bërë nga qeveria e drejtuar prej Ramës, duke listuar një sërë reformash të cilat sipas tij, po japin fryte, ku veçoi Reformën në Drejtësi.

Ndër të tjera, Stanishev teksa vlerëson se në këto 8 vite PS dhe vetë Rama kanë treguar lidership të jashtëzakonshëm drejt reformave të thella, shpreh lumturinë për një ekip siç thotë ai plot energji dhe të mbështetur shumë tek gratë dhe të rinjtë.

Shpresoj që ky mesazh t’ju gjejë shëndoshë e mirë ju dhe familjen tuaj.Teksa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, do doja t’ju shprehja ju dhe simotrës sonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje. Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për rrugën e Shqipërisë drejt Europës, për vijimin e reformave dhe të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, si dhe për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Në këto tetë vite, Partia Socialiste dhe ju personalisht keni treguar lidership të jashtëzakonshëm në drejtimin e një rruge të guximshme drejt reformave të thella e të pakthyeshme, veçanësisht në sistemin e drejtësisë. Reformat po japin fryte: ju keni filluar tashmë të rindërtoni një sistem drejtësie të bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke u bërë kështu shembull për të gjithë rajonin e më gjerë. U ndjeva shumë i lumtur kur pashë që keni mbledhur një ekip plot energji dhe me një larmi kandidatësh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u mbështetur shumë te gratë dhe të rinjtë. Besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren elektorale më 26 prill, si dhe në thellimin e mëtejshëm të reformave dhe zhvillimit ekonomik të vendit në mandatin tuaj të tretë qeverisës. Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy