
Një aksident me vdekje ndodhi në orët e pasdites në fshatin Mengël, në Elbasan. Një 19-vjeçar ka humbur jetës si pasojë e daljes nga rruga të automjetit me të cilin po lëvizte.
Mësohet se viktima është Klement Balla, banues në fshatin Griqan të Bashkisë Elbasan.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



