Pas nismës së Kryeministrit Edi Rama për të pastruar të gjitha bashkitë nga të paaftit dhe ata që nuk janë në shërbim të qytetarëve, gjatë ditës së sotme kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë Durrës.
Gazetarja Ervina Garo raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se dorëheqjen e kanë paraqitur edhe kryetarët e njësive administrative.
Dorëheqje kanë paraqitur të gjithë drejtuesit e bashkisë Durrës, kryetarët e njësive administrative dhe drejtuesit e institucioneve në varësi kanë dhënë dorëheqje.
Nuk bëhet fjalë për dorëheqje të parevokueshme, ata do i nënshtrohen komisionit të ngritur që do të vendosë se cili do të qëndrojë në detyrë dhe kujt do t’i pranohet dorëheqja.
Rol vendimtar ka kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako dhe deputetët e listës së mbyllur, për të përcaktuar se kush do e vijojë ende detyrën. Është një proces që do të mbyllet brenda muajit korrik.
Bëhet fjalë për një rifreskim të të gjithë drejtuesve dhe siç ka thënë Kryeministri ata që kanë përmbushur detyrën do vazhdojnë në funksionin e tyre.



