Vota pro vettingut/ Berisha: Marrëveshjet nën rrogoz. Salianji: Përgjegjës që Rama ka kapur drejtësinë

Vota pro vettingut/ Berisha: Marrëveshjet nën rrogoz. Salianji: Përgjegjës që Rama ka kapur drejtësinë

Vota pro e Partisë Demokratike për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut ka sjellë përplasje mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës.

Deputeti i PD gjatë fjalës së tij tha se ata do të votojnë sot pro, ndërsa Berisha ndërhyri duke thënë se marrëveshjet t’i vazhdojnë dhe seanca të ndërpritet.

Duke iu përgjigjur, Salianji tha se ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin e reformës në drejtësi duhet të jenë ata të pjesës së 140 deputetëve që e votuan 5 vite më parë.

Berisha ka akuzuar kryetarin e saj, Lulzim Basha, se ka bërë marrëveshje me Ramën për votimin pro zgjatjes së afatit të Vettingut, ndërsa Salianji i është kthyer duke i thënë se është pikërisht ish-kryeministri përgjegjësi kryesor për kapjen e drejtësisë nga kryeministri aktual.

Replikat:

Berisha: Nëse vazhdohet të mashtrohen qytetarët në mënyrën më të paskrupullt për një reformë që i privoi ata nga e drejta themelore e një procesi të drejtë, nëse vazhdohet të lyhen e të lëpihen dështime të tilla të tmerrshme, faturën e të cilëve e paguajnë qytetarët. Nëse me fjalë të sipërfaqshme dhe me përdorim mikrofoni, ndërkohë që vazhdojnë marrëveshjet nën rrogoz mes kreut të Meduzës dhe Lul Bravës, kjo seancë duhet të ndërpritet menjëherë, sepse është një hipokrizi e madhe. Këtu flitet për një proces që u përdor nga kreu i Meduzës me Argaçin e tij si armë e tmerrshme. Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për t’u riparuar.

Salianji: Nëse do të kishim mundësi për ta ndërprerë votimin dhe për të rikthyer gjithë procesin, edhe unë do të votoja. Nëse ka dikë që duhet të jetë përgjegjës në këtë sallë për dështimet e reformës në drejtësi, padiskutim që jo ne që nuk kemi qenë për ta votuar, por përgjegjës të drejtpërdrejt për çdo centimetër që kontrollon Edi Rama të reformës në drejtësi duhen gjetur te ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota. Një pjesë e deputetëve janë aty sot, duke thënë se kjo i shërben Edi Ramës. Me çfarë ta luftojmë Edi Ramën, me mullinjtë e erës? Po pse sot kërkohet, kur jemi në një situatë ku nuk ka marrëdhënie një pjesë, për faj të dikujt a dikujt tjetër ,me SHBA, të zhysim gjithë PD-në? Cila qenka kjo arsye madhore dhe cili është interesi i PD, ku asgjë nuk është bërë pa mbështetjen e Amerikës. Duhet t’i themi të vërtetat siç janë. Nëse ka përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama, është pikërisht parafolësi.

Berisha: Që ta dish ti, e di por të intereson gjysma e pengut dhe gjysma e bravës, ka qenë marrëveshje që ligjet organike do të votoheshin me konsensus.

Në seancën e Kuvendit po diskutohet shtyrja e afateve të vetingut. Partia Demokratike pak para nisjes së Kuvendit, ka zyrtarizuar votën pro zgjatjes së afatave të vettingut.

Nga ana tjetër grupi i Sali Berishës  dhe LSI kanë dalë hapur kundër SHBA e BE-së, duke deklaruar votën kundër zgjatjes së afateve të vettingut. Kujtojmë se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka ushtruar presion që zgjatja e afateve të vettingut të votohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy