Kika: Protesta e opozitës tërësisht partiake, lirimi i Berishës nuk është kauzë  (VIDEO)

Kika: Protesta e opozitës tërësisht partiake, lirimi i Berishës nuk është kauzë (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia thotë se protesta e pasdites së sotme e opozitës, nuk ka një kauzë dhe se është tërësisht partiake.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se kauza nuk qëndron me ftesën dhe se kauza nuk është qytetare, pasi qytetarët nuk po ftohen të protestojnë për shëndetësinë, për rrugët apo tarifat.

Sipas tij, kauza e protestës është lirimi i Sali Berishës dhe këtu ka një kërcitje, mes arsyes së ftesës dhe kauzës politike.

Drupal Ad

Këtu protesta devijon nga një protestë për kauzë qytetare, në një protestë thellësisht partiake.

Kauza e protestës është e deklaruar zyrtarisht që është përpjekje për të liruar zotin Berisha nga arresti shtëpiak, kthehet nga një protestë që duhet të ishte për kauza qytetare, apo që qeveria po vjedh, te kauza lironi zoti Berisha.

Këtu kjo kauzë është thellësisht partiake dhe nuk do ketë miratimin e çdo qytetari i cili edhe pse mendon se qeveria duhet të largohet nga pushteti, mund të mos bjerë dakord me kauzën.

Protesta është një demonstrim force, numrash, me një protestë as ndryshohet qeveria dhe as situata politike.

Por protestat janë shprehje të qytetarëve ndaj një vendimi. Vazhdoj të jem i mendimit që kjo protestë nuk ka një kauzë të qartë, do ishte mirë të kishte tre pika.

Se kauza të lirojmë Berishën, nuk është kauzë proteste. Se Berishën e mban në arrest një vendim gjykate.

Dhe nuk mundet që qeveria të dalë me një vendim nesër dhe të thotë Berisha u lirua.

Nga ana tjetër pavarësisht protestës, Berisha vazhdon të mbetet non grata nga SHBA.

Problemi është sa kjo opozitë e përçarë do të jetë e bashkuara në këtë protestë.

Opozita duhet të tregojë se sa është e aftë që këtë kundërshti masive në mesin e qytetarëve, që e shohim kudo, pakënaqësinë e njerëzve, sa do ta marrë këtë pakënaqësi popullore dhe ta shndërrojë në votë.

Se në u mbledhtë dhe gjithë popullsia që është në Shqipëri, nëse këta njerëz nuk shkojnë të votojnë, prapë opozita nuk vjen në qeveri.

Përtej celebrimit të ristrukturimit të Partisë Demokratike, detyra e saj e parë dhe e vetme është të krijojë alternativë.

Qeveria e korruptuar është realitet, por opozita duhet të krijojë alternativën që ta zëvendësoj.

Problemi është mungesa e alternativës qeverisëse, më shumë emra se programe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy