Deputeti i Partisë Demokratike deklaroi për mediat se vendimi për përjashtimin e deputetëve është në kundërshtim me rregulloren, duke shtuar që gjithsesi masa është disiplinore që do të thotë që ata lejohen të hyjnë, por jo të ndërhyjnë.
Masa është disiplinore, deputetët mund të ulen në vendet e tyre dhe të mos ndërhyjnë. Ky vendim u mor në kundërshtim me rregulloren, kishin kaluar 5 ditë.
Ky është Parlament policor që ka vrarë fjalën e lirë dhe kërkon të eliminojë opozitës. Kur ka ndodhur të jenë përjashtuar 8 deputetë. Është e paprecendetë sepse duan që Rama të mos shqetësohet.
Çdo ditë Parlamenti dëshmon vdekjen e tij, në mënyrën si sillet me deputetët.



