Andoni: Salianji do të krijojë turbulenca të brendshme tek PD-ja (VIDEO)

Andoni: Salianji do të krijojë turbulenca të brendshme tek PD-ja (VIDEO)

Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se ish-deputeti Ervin Salianji pas lirimit të tij do të krijojë turbulenca të brendshme tek PD-ja.  

Për hir të së vërtetës unë mendoj që pushteti i drejtësisë tek ne është një nga pushtet që i ka krijuar më shum dhimbje vendit tonë. Më vjen keq ta them që vetingu vërtet bëri një gjë të mirë sepse nxori një pjesë të mirë të njerëzve nga sistemi, por vettingu e ka shtuar atë problematikën e madhe në vend. Kam përshtypjen se zyrtarët evropianë, sidomos Gonzato-s i intereson që të vazhdojë këtë gjuhë të drunjtë që nuk thotë asgjë sepse drejtësia duhet t’i shërbejë një vendi, ndërsa drejtësia jonë pothuajse nuk i shërben problemeve të vendit tonë. 

Besoj që po se është bërë peshë shumë e madhe për PS-së. Madje dhe ai vetë duhet të mendojë më shumë për mbrojtjen tani dhe duhet të jetë shumë i kujdesshëm për mbrojtjen sepse pati një karrierë të jashtëzakonshme që nuk do i kthehet më . Por një njeri i fortë duhet të dijë si duhet të veprojë pas kësaj karriere. Nuk shoh ndonjë lloj nostalgji tek socialistët, madje socialistët duket sikur e kanë harruar krejtësisht. Pushteti i Ramës i dirigjon në një formë të tillë. Veliaj është njësoj si njerëzit e tjerë që përfunduan, thuajse janë fshirë nga vëmendja e Ramës. Po të fshiu Rama nga mënyra e diskursit të tij, pothuajse je i braktisur nga politika. Berisha nuk e bëri me Salinajin, se i duhet paçka se unë mendoj se nga shtatori e më pas Salianji do të krijojë turbulenca të brendshme tek PD-ja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy