Rama me të rinjtë në Laprakë: PD e kthen Shqipërinë në plaçkë e qytetarët në mish për top

Rama me të rinjtë në Laprakë: PD e kthen Shqipërinë në plaçkë e qytetarët në mish për top

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të bëjë sot fushatë pranë disa të rinjve të zonës së Laprakës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Rama u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e politikës jo për tu bërë politikanë po për të ndryshuar të ardhmen e tyre dhe të familjes.

Kryeministri tregoi se pikërisht për këtë arsye ai vendosi që ti bashkohej rradhëve të politikës, pasi kur ishte emigrant besonte se ky vend do të bëhej.

“Kush e mendonte se ne do të hapnin një aeroport të dytë dhe do fillonim punën për një të tretë dhe të katërt. Kush do të mendonte se Shqipëria do të hynte në një fazë tjetër dhe do të bëhej e ardhmja e të gjthë fëmijëve të vet. E rëndësishmja është që të gjitha të rejat dhe të rinjtë të mos bëjnë gabimin që të mendojnë se po mos nuk votove është njësoj si të votosh.

Të merresh me politikë nuk do të thotë të bëhesh politikan. Unë nuk jam futur në këtë rrugë për tu bërë politikan. Unë jam futur në këtë rrugë sepse isha  në emigracion dhe mua më ka shtyrë besimi shumë i fortë që ky vend bëhet, dhe nëse ky vend nuk është bërë  dhe në këtë vend njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe në fund kanë rënë në gremina kjo ka ardhur nga fakti se ajo shumicë kritike njerëzish që besojne te puna dhe te vetja që besojnë te guximi dhe vendosmëria e tyre i ka lënë të tjerët të marrin vendime për ta.  Ja u kanë deleguar të tjerëve fatin e tyre. Unë kam hyrë në këtë rrugë sepse nuk doja që fatin tim të familjes time të vendim tim t’ja u delegoja të tjerëve”- tha Rama.

Kryeministri Rama, gjatë këtij takimi, dha një mesazh me një palë atlete që mori dhuratë nga një sipërmarrës shqiptar, ku jo rastësisht kishte zgjedhur të majtën në ngjyrë të bardhë dhe të djathtën në ngjyrë të zezë, por për të treguar domosdoshmërinë për të ecur së bashku, pavarësisht bindjeve politike.

Sipas Ramës, opozita është bashkuar vetëm për të thënë se gjatë tetë viteve të qeverisë së tij në pushtet, gjithçka ka shkuar më keq.

"Nuk mora të majtën dhe të djathtën e bardhë, mora të majtën e bardhë dhe të djathtën e zezë, për të thënë që për të vrapuar duhen të dyja këmbët, për të shkuar më lart duhen të dyja këmbët, për mua sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm, jo vetëm kundër të gjithëve siç thuhet, por vetëm kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë, vetëm kundër atyre që janë bashkë për të thënë se në këtë vend gjithçka ka shkuar më keq se 8 vite më parë, ndërkohë që nëse ky vend sot është ngjitur deri në një pikë dhe ka shansin të ngjitet shumë më lart, do ndodhë sepse ne nuk jemi vetëm, por të bashkuar me ata që pavarësisht bindjeve të tyre politike, kanë një besim se jeta e tyre mund të behët më e mirë këtu duke punuar", tha Rama.

Po ashtu, Rama nuk la pa shigjetuar edhe PD-në, për të cilën u shpreh se kur ata janë në pushtet "e kthejnë Shqipërinë në plaçkë e qytetarët në mish për top".

"Jam këtu për tu thënë se kjo botë është e atyre që dhe kur rrëzohesh ringrihen dhe vazhdojnë të ngjitën. Kjo botë nuk ka qenë kurrë e atyre që gjejnë rrugën më të shkurt, si na mëson populli "rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë". Shqiptarët e provuan se kur donin ti binin shkurt me Haxhi Qamilin apo me Suden i ra më gjatë. Kjo që ofrojmë ne është rruga e gjatë, por është ajo që na çon në majë. Kur ata janë në pushtetet Shqipëria kthehet në plaçkë dhe shqiptarët mish për top", tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy