Berisha: Rama e ka shndërruar “Smart City” në një mekanizëm survejimi masiv të qytetarëve si në diktaturë

Berisha: Rama e ka shndërruar “Smart City” në një mekanizëm survejimi masiv të qytetarëve si në diktaturë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor projektin “Smart City” për të vendosur qytetarët nën mbikëqyrje të vazhdueshme, duke e kthyer atë në një mekanizëm kontrolli masiv.

 

Gjatë një konference për shtyp, Berisha publikoi pamje të kamerave të vendosura në Tiranë dhe pretendoi se qeveria ka devijuar nga qëllimi fillestar i projektit, i cili sipas tij, në vendet evropiane shërben për përmirësimin e shërbimeve urbane dhe menaxhimin e qytetit, jo për monitorimin e qytetarëve.

 

“Edi Rama rikthen plotësisht survejimin e qytetarëve të kohës më të zezë të diktaturës komuniste. Sot ai ka vendosur një sistem edhe më të thellë dhe më të plotë survejimi sesa ai që ekzistonte gjatë diktaturës”, deklaroi Berisha.

 

Sipas Berisha pas instalimit të sistemeve të monitorimit të komunikimeve elektronike gjatë bllokimit të TikTok-ut, qeveria ka kaluar në një fazë të re kontrolli përmes kamerave inteligjente të vendosura në të gjithë territorin.

 

 Berisha tha se kamerat robotike me rezolucion të lartë, të cilat në vendet e Bashkimit Evropian administrohen nga bashkitë për menaxhimin e trafikut, transportit publik, ndriçimit dhe shërbimeve urbane, në Shqipëri janë vënë nën kontrollin e Policisë së Shtetit.

 

 ‘Të tilla kamera janë vendosur në të 4 anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në dispozicion të bashkisë, por në dispozicion të shtetit policor dhe Policisë së Shtetit’, u shpreh ai.

 

Lideri demokrat Sali Berisha paraqiti në konferencë dhe dallimet mes modelit europian të ‘Smart City’ dhe projektit që po zbatohet nga Edi Rama dhe narkoqeveria e tij. 

 

Sipas tij, ndërsa në Europë fokusi është përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve, në Shqipëri sistemi po përdoret për monitorim të centralizuar, identifikim, gjurmim të lëvizjeve dhe grumbullim të të dhënave personale.

‘Lexim targash dhe gjurmim të lëvizjeve. Potencial për të dhëna biometrike, veçanërisht fytyra. Ruajtja dhe analiza e të dhënave. Shkatërrim i privatësisë dhe lirive civile’, theksoi Berisha.

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e cilësoi projektin ‘Smart City’ të Edi Ramës si një hap të ri drejt ndërtimit të një ‘narkoshteti policor’, duke akuzuar kreun e narkoqeverisë se po kërkon të mbajë nën kontroll qytetarët nga frika e revoltës së tyre.

 

 ‘Është një hap tjetër që Edi Rama, i tmerruar nga qytetarët shqiptarë, përpiqet t’i dominojë ata duke i vendosur në kontroll të plotë nga mëngjesi gjer në darkë në çdo lëvizje të tyre’, tha kryetari i PD-së. 

 

Sipas tij, sistemi bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me direktivat evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy