Hetimi ndaj Veliaj/ Lala shpjegon dyshimet e SPAK: Kompanitë kanë kryer aktivitet korruptiv me kontrata fiktive

Hetimi ndaj Veliaj/ Lala shpjegon dyshimet e SPAK: Kompanitë kanë kryer aktivitet korruptiv me kontrata fiktive

Ditën e premte agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan një kontroll në banesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e në emisionit “Të paekspozuarit”, në MCN tv deklaroi se kryetari i Bashkisë së Tiranës po hetohet nga SPAK për veprën penale të korrupsionit.

Ajo sqaroi se bazuar në dyshimet e SPAK, kompanitë e kontrolluara, kanë kryer aktivitet korruptiv me kontrata fiktive.

Rezulton sipas hetimeve te deritanishme, më saktë SPAK dyshon se Veliaj, familjar të tij dhe të afërt apo persona të besuar të tij, kanë kryer veprën penale të korrupsionit.

Thënë ndryshe, kanë përfituar dhe aneë marrë përfitime të padrejta dhe transaksioneve bankare individëve apo shoqërive të tjera, përmes një skeme që SPAK e konsideron mjaft komplekse dhe me pas thotë, këto përfitime të padrejta janë tentuar të qarkullojnë në rrugë bankare me qëllim që të fshihet origjinale e vërtetë e tyre dhe për këtë arsye janë urdhëruar edhe kontrollet e banesave dhe të shoqërive.

Paralelisht, SPAK ka dyshime se këto transaksione apo këtë aktivitet të dyshuara korruptiv, janë firmosur edhe kontrata fiktive të cilat pretendohet se janë zbuluar përmes kontrolleve të bëra në kompanitë e kontrolluara.

SPAK pretendon se të gjithë këto individ të lidhur me Erion Veliaj kanë interesa të drejta me qeverisjen vendore dhe me bashkinë e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy