Në Bashkinë e Tepelenës, për procesin e numërimit të votave do të përdoret Inteligjenca Artificiale.
Ky është një projekt pilot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Rezultatet që dalin nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale nuk do të ndikojnë në rezultatin zyrtar, i cili do të përcaktohet nga numërimi tradicional.
Përdorimi i saj shërben për të testuar mënyrat e mundshme të aplikimit në zgjedhjet e ardhshme.



