Hakerat dekonspirojnë SHISH/ Karamuço: Ndër ngjarjet më të rënda që pas ’97, tani duhet menduar si të menaxhohet dëmi

Hakerat dekonspirojnë SHISH/ Karamuço: Ndër ngjarjet më të rënda që pas ’97, tani duhet menduar si të menaxhohet dëmi

Grupi i hakerëve iranianë “Homeland Justice” kësaj radhe ka publikuar një listë punonjësish që i përkasin Shërbimit Informativ Shtetëror.

Lista përmban emra, pozicione dhe pjesërisht nunrat e telefonave.

Ngjarja për profesorin e kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shumë e rëndë dhe që do hetim të thelluar.

Në studion e “MCN live”, Karamuço u shpreh se kjo është ndër ngjarjet më të rënda që SHISH ka pasur që pas vitit 1997.

Të hakerohet edhe SHISH, kjo ishte një nga dy institucionet që unë nuk e besoja se do të dali.

Është e vërtetë që ajo që kemi parë është një listë e vjetër , listë mjaft sensitive, informacionet nuk janë të përditësuara, por që të dalin emrat e rrjetit informativ, kjo është gjë shumë  e rëndë, gjë qe duhet hetuar.

Dikush duhet të kërkoj falje, se pse nuk është pranuar që në fillim, duhet transparencë që edhe kur të presim të tilla gjëra të mos habitemi më.

Të kanë hyrë në një sistem për të cilën paguajmë, ajo është pasuri kombëtare, ata kanë cenuar pasurinë kombëtare.

Është bërë publike tashme gjithçka, të gjithën dimë emrat, është ndër ngjarjet më të rënda që SHISH ka pasur që nga viti ‘97.

Megjithëkëtë, pas kësaj Karamuço, thotë se duhet menduar se si të menaxhohet dëmi që u bë më daljen e këtyre emrave.

Sipas tij, ata njerëz duhet mbrojtur, duhet tu sigurohet jeta dhe tu garantohet fshehtësia e identitetit.

Kemi demaskim të këtyre personave nga grupe të rrezikshme, rrezikohet jeta dhe pasuria e tyre nga grupe qe duan të hakmerren, çdo skenar është i mundshëm.

Këta duhet të merren në mbrojtje të gjithë, sidomos civilët, se të tjerëve e kanë detyrim tu sigurohet jeta, por civilëve tu garantohet fshehtësia e identitetit në një formë apo mënyre tjetër, ku është menaxhimi i dëmit, pra nuk ka më mbrojtje, ka dëm, ky dëm duhet menaxhuar.

Përderisa e kanë marrë këtu, d.m.th. qe mund të marrin çdo gjë tjetër. Edhe pse asnjëherë nuk do ta dimë nëse janë përditësuar emrat, ata janë pjesë e enjë rrjeti që ka funksionuar dhe ekspozimi i tyre është me rrezik.

Askush s’do ta marrë vesh nëse ata janë futu vet, apo janë autentikë, unë jam habitur vet me disa emra aty, edhe mund të jenë edhe mund të mos jenë, asnjëherë nuk kemi për ta marrë vesh nëse ky dokument është autentik apo jo, kjo do ngelet kështu, pra kjo është shumë e dëmshme. Edhe ta përgënjeshtrosh, edhe mos ta bësh, mbetet prap njollë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy