Teksa po vazhdon, procesi i numërimit të votave, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, bën të ditur se ekipet e vëzhgimit po vijojnë monitorimin në të gjithë vendin deri në fund.
“Ndërsa numërimi i votave të partive është në përfundim, ekipet e vëzhgimit të Ambasadës sonë po vazhdojnë të monitorojnë në të gjithë vendin dhe do ta bëjnë këtë deri në fund. Ne vazhdojmë të qëndrojmë me popullin shqiptar ndërsa të gjithë presim rezultatet me padurim. Krah për krah”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.



