Politologu Ilir Kalemaj thotë se janë katër zona me risk elektoral dhe se krimi ka depërtuar në politikë.
Zonat me risk elektoral janë Elbasani, Durrësi, pasohet nga Shkodra dhe vijohet me Vlorën.
Në këto katër qarqe ka risk elektoral, spikat Durrësi ku 1/3 e listave ishte hartuar me krimi.
Krimi infiltron në politikë, madje imponohet dhe në renditjen përfundimtare të listave. Më kapje shteti se kaq nuk mund të ketë.
Tani kemi rastin që imponohet kaq dhunshëm krimi.
A janë marrë masat për të mos pasur këtë penetrim të krimit në procesin elektoral? Kjo mbetet për tu parë.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se deklarata e opozitës se nga ana e Prokurorisë së Posaçme ka sjellje me dy standarde, është e vërtetë.
Nga ana e Partisë Socialiste kemi nja 7-8 kryebashkiakë, po aq deputetë, ministra dhe ish-zv kryeministrin.
Nga ana e opozitës kemi pak por janë figura qendrore të saj, zoti Berisha, zoti Meta, apo zoti Salianji.
Ndaj opozita thotë që kemi të bëjmë me gjueti shtrigash.
Lidhur me deklaratën e Berishës se në betejën e parë mbrojtja parlamentarizmin, Kushtetutën, në rastin konkret duhet të paraqitem para SPAK, se çështja është arbitrare.
Kemi rastin e zotit Meta të arrestuar edhe pse nuk kishte shans të prishte provat, apo të ikte sepse sa ishte kthyer nga Prishtina.
Zotit Ahmetaj iu bllokua pasaporta, por gjithsesi ai iku.
Kemi dhe rastin e zotit Veliaj që plotëson kushtet që duhet të ishte bllokuar pasaporta, dhe Berisha çohet dy herë para SPAK.
Absolutisht opozita ka të drejtë të thotë që SPAK sillet me dy standarde. Mendoj se zoti Berisha është legjitim në kuadër të mbrojtjes që bën.
Tani është fushatë elektorale, është e vështirë të ndash se çfarë janë deklarata politike dhe juridike.
Zoti Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, ka 11 muaj fushatën në diasporë, me lekët e shtetit. Vetë numëron, vetë administron.
9500 patronazhistë sipas Amnesty International janë vetëm në Tiranë, po në Shqipëri?
12 mijë persona janë të punësuar nga Bashkia Tiranë. Me katër akuza mbi shpinë, Erion Veliaj vazhdon të jetë drejtuesi i qarkut Tiranë.
Skema “5D” të gjithë ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, dhe drejtuesit politikë në zona të caktuara.
Njëri prej tyre ishte drejtuesi politik i Kombinatit. Ky që është kreu i tyre nuk paska fare përgjegjësi morale, lëre më penale.
Fondet e rindërtimit, përdorimi i administratës publike. Tani do merren masa apo jo?!
Kontrollon dhe pushtetin lokal!
Si ka mundësi që opozita të fitojë, nëse nuk rinovon ekipin dhe të ketë një frymë përbashkuese të gjithë opozitës dhe të ketë një program të mirëkordinuar.



