Tabaku: Fokusi i qeverisë, PPP, Amnistia Fiskale dhe Pasaportat e Arta

Tabaku: Fokusi i qeverisë, PPP, Amnistia Fiskale dhe Pasaportat e Arta

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka deklaruar se qytetarët shqiptar lindin të varfër dhe largohen nga vendi në emigrim po të varfër, sepse nuk u jepen mundësi të barabarta. Ajo shtoi se punët janë për militantët e partive dhe miqtë e tyre e jo për qytetarët e aftë që detyrohen të braktisin vendin.

Europa është e ardhmja e paevitueshme edhe në ekonomi! Sfidat me të cilat përballet Shqipëria sot janë të mëdha; një qeverisje që konsiderohet e korruptuar, kriza e agresionit rus në Ukrainë dhe më tej emigrimi që vendit i kushton 630 mln euro për vit. Si mundet ne të ndalojmë një vend që po shpërbëhet duke i dhënë shansin atij të rikuperojë? Duke ndërtuar Europën në Shqipëri. Së pari t’i japim një shans tregut të lirë. Së dyti, meritokracia e cila është baza për një ekonomi konkurruese dhe një shoqëri ku fiton më i zoti dhe shpërblehet i suksesshmi. Së treti, mobiliteti social apo përkthyer ndryshe; sot shqiptarët lindin të varfër dhe largohen nga ky vend të varfër sepse nuk u jepen mundësitë dhe shanset e barabarta. Puna është për mikun apo militantin e partisë dhe jo për të aftët dhe të zotët.

Më tej Tabaku shprehet se fatkeqësisht fokusi i qeverisë ka qenë i bazuar në një tjetër trekëndësh që ka shkatërruar dalëngadalë vendin. Sipas saj, qeveria ka prioritet vetëm PPP, Amnistinë Fiskale dhe Pasaportat e Arta e jo qytetarët dhe ë ardhmen e tyre.

PPP që janë kthyer në makthin e buxhetit, kosto për qytetarët dhe investime që pasurojnë një grusht njerëzish.

Iniciativa e Amnistisë Fiskale dhe Penale që ka qenë kundër produktive dhe që po prish ekuilibrat normal të atyre që kanë paguar përherë taksat dhe detyrimet.

Pasaportat e Arta, një skemë shumë problematike që po ashtu shkatërron parimet e tregut të lirë, meritokracisë dhe mobilitetit social.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy