Zjarri te “Arlis”, Rama: Godina do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi, ekspertët publikë pa licencë po flasin si gjithologë

Zjarri te “Arlis”, Rama: Godina do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi, ekspertët publikë pa licencë po flasin si gjithologë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zjarrin që përfshiu një prej pallateve të kompleksit “Arlis” në zonën “Farmacia 10” në Tiranë, duke theksuar se fatmirësisht nuk pati viktima dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve situata u vu nën kontroll.

 

Flakët që përfshinë një pallat në Tiranë u duk se mund të kërcënonin seriozisht jetët e banorëve, por, për fat të mirë dhe falë përpjekjes heroike të forcave të zjarrfikësve, gjithçka kaloi pa asnjë jetë të humbur.

 

Rama njoftoi gjithashtu se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht.

 

“Godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi i saj.

 

Duke komentuar debatet në media dhe opinionin publik për shkaqet dhe materialet e ndërtimit, ai u shpreh kritik.

 

“Shfaqen menjëherë, si kërpudhat pas shiut, lloj-lloj gjithologësh dhe ekspertësh publikë pa licenca dhe pa njohuri.

 

Sipas tij, hetimet paraprake tregojnë se materiali i ndërtimit ka qenë i certifikuar dhe me origjinë importi, ndërsa shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë aksidentale.

 

Rama theksoi gjithashtu se banorët nuk do të mbeten pa mbështetje, duke përmendur bonus qiraje dhe ndihmë nga bashkia deri në rikthimin e tyre në banesat e rindërtuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy