KQZ publikon moshën mesatare në Parlamentin e ri: Vetëm 10 deputetë nën 35 vjeç

KQZ publikon moshën mesatare në Parlamentin e ri: Vetëm 10 deputetë nën 35 vjeç

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot shifrat mbi moshën mesatare të deputetëve të rinj të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas shifrave, janë vetëm 10, deputetët të cilët kanë moshë më të vogël se 35 vjeç. Grupmosha me përfaqësi më të madhe është ajo 51-60 vjeç. 53 deputetë të Kuvendit të ri, i përkasin kësaj grupmoshe.

Mbi 70 vjeç ndërkaq, do të jenë vetëm tre deputetë të zgjedhur.

Sipas partive, moshën mesatare më të ulët të deputetëve të zgjedhur, e ka Lëvizja Socialiste për Integrim, me 45.5 vjeç.

Deputetët e Partisë Socialiste, kanë një moshë mesatare 49.3 vjeç. Ata demokratë 49.5 vjeç. Ndërsa, tre socialdemokratët e zgjedhur për në Parlament, kanë moshë mesatare 49.7 vjeç.

Kandidatja më e re në moshë, është Andia Ulliri. Ajo ka garuar për Partinë Demokratike, në qarkun e Durrësit. Më e moshuara nga ana tjetër, e cila do të hapë dhe legjislaturën e re të Kuvendit, do të jetë Luljeta Bozo, 79 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy