Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, e cilëson nevojë për vëmendje deklaratën e PD-së se kreu i saj Basha ka marrë kërcënime për jetën.
Për Klosin, kreu i opozitës Lulzim Basha duhet më shumë të ruhet nga të vetët sesa nga ndonjë atentat i deklaruar.
"E dëgjova dhe më erdhi për të qeshur, kaq. Nuk e di kush do të kishte interes ta bënte një gjë të tillë.Këto gjëra nuk zbresin nga qielli. Të bësh një gjë të tilllë është shumë e rëndë, kërkon organizime, punë të shumë njerëzve. Nuk e di kush janë motivet e tyre, pse kanë zgjedhur Bashën dhe jo një tjetër. Dëgjova që opinioni është për të destabilizuar vendin. Unë nuk e besoj. E di që e thonë dhe vetë ndonjëherë për tu faktorizuar. Gjoja janë në qendër të “armiqve”.Nuk e di kush janë “armiqtë”. Nuk them që e ka sajuar, por një këshillë do ti jepja Bashës, më shumë të ruhet nga të vetët sesa “armiqtë”, deklaroi Klosi në studion e lajmeve të "Ora News".
Ish-kreu i SHISH pohoi se në Shqipëri nuk ka vend për panik nga sulme të mundshme terroriste gjatë festës së Pashkës.



