
Në analizën e tij se si duhet punuar për të fituar zgjedhjet 2025, analisti Neritan Sejamini, thotë se rruga e vetme është futja me një ekip dhe gjak të ri.
Në emisionin “Të paekspozuar” në MCN tv, Sejamini thotë se në 2027 PD duhet të fitojë Tiranës që në 2029 të mund të fitojë tërë Shqipërinë .
Dua të bej aritmetikën e numrave. Nëse flasim për fushatë, që POD të fitojë i duhen 200 mijë vota që nuk i ka, dhe zgjidhja është një ekip i ri.
Deri në 2025 nuk ka mundësi që këtë transformim ta bëj në mënyrë graduale, kjo duhet bërë në mënyrë mekanike, artificiale. Sot duhet të gjej një zgjidhe tjetër mekanike
Duhet të bej sakrificën dhe një prerje me sëpatë.
Po të isha unë, do të bëja plan që në vitin 2025, të hyja në zgjedhje me qëllim transformimin e PD, për të sjellë një vizion të ri.
Të hidhet në lojë një ekip i ri politik.
Objektivi i PD duhet të jetë të fitojë Tiranën në 2027, vetëm atëherë mund të ketë shpresë të fitojë Shqipërinë në 2029.



