Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë ka dhe një mesazh gjeopolitik brenda.
Duke vijuar më tej, Kume tha mesazhi është që BE-ja është në Ballkanin Perëndimor.
Ky takim ka dhe një mesazh gjeopolitik, një mesazh të fshehur në kushtet kur Serbia përmes trupave paramilitare pati një agresion ndaj veriut të Kosovës, në kushtet që e dimë që Rusia e do një dalje dhe mban marrëdhënie me Serbinë.
Është një mesazh që në Ballkanin Perëndimor është BE-ja. Që jemi ne aty.
Pas kuintave BE është mërzitur shumë atë kohë për “Ballkanin e Hapur”. Ne kemi zhvilluar takime në Bruksel dhe në takimet off ata kishin rezerva për këtë nismë.
“Ballkani i Hapur” i shërbeu më tepër Serbisë dhe konsumit politik bosh.



