Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, Balliu: Nuk ka drejtësi pa arrestuar atë që dha urdhrin

Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, Balliu: Nuk ka drejtësi pa arrestuar atë që dha urdhrin

Shefi i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, thotë se nuk mund të luftohet efektivisht korrupsioni në Bashkinë e Tiranës pa arrestimin e kryetarit Erion Veliaj. Në një status në rrjetet sociale, Balliu thotë se deri tani drejtësia ka vënë në pranga vetëm ata që kanë zbatuar urdhrin, jo atë që e ka dhënë urdhrin.

Drejtësi do të thotë që pas hekurave të vihen përgjegjësit kryesorë, të ndalohet korrupsioni, të bllokohet vjedhja dhe të kapen shefat . Dhe mbi të gjitha, ajo duhet të jetë e barabartë për të gjithë. Ndërkohë, drejtësia shqiptare arreston dy ushtarë dhe shefin e tyre e lë të lirë.

Arreston ata që përfitojnë 10% dhe lë të lirë atë që përfiton 90%, arreston ata që zbatuan urdhrin dhe lë të lirë atë që dha urdhrin.  Arrestohen disa drejtorë, por afera vazhdon tenderat vazhdojnë si rasti i inceneratorit. Krimi në Bashkinë e Tiranës nuk ndalon përsa kohë arkitekti, shefi i organizatës kriminale, Veliaj është i lirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy