Ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Situata e vështirë, populli ukrainas po armatoset masivisht

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Situata e vështirë, populli ukrainas po armatoset masivisht

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, përshkoi situatën e vështirë në vendin e tij nga sulmet e Rusisë, që kanë hyrë sot në ditën e tretë.

Në një konferencë për media, ambasadori ukrainas falënderoi popullin shqiptar për ndihmën, ndërsa shtoi se njerëzit në Ukrainë po blejnë masivisht armë, por ka nevojë ende për ndihma, sidomos për ato humanitare. Ai tha se kushdo që do të ndihmojë, mund të paraqitet në selinë e ambasadës në Tiranë.

Njerëzit masivisht po shkojnë drejt reparteve ushtarakë, ngrenë strehime nëntokësore, blejnë armë, dhurojnë gjak, përgatisin molotov. Nëse deri dje shtete si Italia, Franca, Qipro, ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi SWIFT, sapo kemi marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. U bëj thirrje shoqërisë ruse e diplomatëve rusë të dënojnë luftën e sulmin. Ukraina është e pajisur me armë, por ekziston nevoja për ndihmë. Në ambasadë është ngritur një seli për ndihmë humanitare. Kushdo që ka kontaktuar më parë me ambasadën për të ofruar ndihmë, tani mund ta bëjë këtë vërtet. Falënderoj popullin shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy