Analistët komentuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” kërkesën e PD për qeveri teknike.
Andi Tela
Nuk kanë as logo, as vulë. Janë të përjashtuar nga çdo veprim nga qeveria. Dhe kërkojnë diçka që as në ëndërr nuk e arrijnë dot. Nuk është kjo politika që duhet të bëjnë.
Neritan Sejamini
Është varfëri idesh. Nuk di cfarë të bësh dhe fillon riciklon ide të diskredituara. Problemi kryesor që ka opozita është se ka ngelur në kohë, e imagjinon politikën si në vitet 90. Duke qenë e paaftë për t’iu përshtatur ndryshimeve, përsërit të njëjtat gjëra. Vetëgënjehet duke sajuar kauza false. Opozita duhet t’u përgjigjet shqiptarëve, të bëjë atë që ata duan. Duhet të dalë nga izolimi mendor. Parullat Liri-Demokraci janë parulla të viteve ’90, sado të mira, me to nuk ecet përpara.
Artan Hoxha
Ata kanë bllokuar vetëm një rrugicë. Tirana shpëtoi sot nga bllokimi i madh.



