
Deputeti Bylykbashi nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN Tv komentoi propozimet e bëra nga Partia Demokratike ku u ndal te reforma territoriale dhe ndryshimet e sistemit zgjedhor.
Teksa u shpreh se shpreson që këto të realuizon , ai tha se propozimet janë bosh sepse sipas tij thjesht janë ndryshuar formulimet por në thelb janë e njëjta gjë.
Reformat nuk janë buk dhe cirqe. Reforma territoriale pas debateve thua do bëhen këto ndryshimet po po të marrësh sheh që janë po ato gjëra. I hutojmë shqiptarët, por me këtë tekst që ka sot kushtetuta i kthejmë me këtë por duhet të bindet më parë Rama. Shpresoj shumë për ta bërë atë reformë territoriale.
E dyta rastet për ndryshimet për sistemin zgjedhor. Kjo është një kërkesë kot fare, proporcional rajonal me listë të hapur dhe ndarja më e madhe është qarku me koalicion të partisë, pra janë ndryshuar formulimet por në thelb mbetet e njëjta. Pra formulimi kushtetues nuk thotë asgjë më shumë se ato që ka sot kodi zgjedhor, pra i njëjti sistem zgjedhor që ka Rama sot, pra janë propozime bosh edhe pse duhet të theksoj se sistemi zgjedhor është shumë i rëndësishëm.



