KLSH zbulon shkelje me tenderët në Bashkinë e Fierit/ Kërkon 70 masa administrative për punonjësit

KLSH zbulon shkelje me tenderët në Bashkinë e Fierit/ Kërkon 70 masa administrative për punonjësit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vijuar me auditimet në institucionet shtetërore.

 Pas Bashkisë së Vlorës, KLSH ka zbuluar shkelje me tenderët edhe në Bashkinë e Fierit.

Nga kontrolli në fushën e prokurimeve publike, KLSH ka zbuluar shkelje të zyrtarëve të bashkisë me tenderët, në vlerën e 1.4 miliardë lekëve.

Për këtë arsye, KLSH ka kërkuar marrjen e masave për 70 punonjës të Bashkisë së Fierit.

Njoftimi i KLSH:

17 Masa Organizative

12 Masa për Shpërblim Dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë, konkretisht:

-Në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryuera por të situacionuara dhe paguara;

-Në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të Ofertave Ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura;

-Në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të invesitimeve me fonde private)

7 Masa për eliminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3E-të) në vlerën rreth 1.4 miliard lekë, konkretisht:

-Për mos pagesë të taksave të infrastrukturës nga legalizimet informale në vlerën 61 milion lekë; -Për mos llogaritjen dhe arkëtimin e taksave në vlerën 120 milion lekë;

-Për mos llogaritje dhe vjeljen e gjobave nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistikë në vlerën 26 milion lekë;

-Për mosllogaritje të takës për zënie të hapësirave publike në vlerën 44 milion lekë;

-Në fushën e prokurimeve publike për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët pjesëmarrës në procedura në vlerën 1.300 miliard lekë )

Masa Disiplinore

Për personat përgjegjës, KLSH ka kërkuar nga Kryetari i Bashkisë Fier që në vlerësim të shkeljeve të konsideruara të urdhërojë Komisionin Disiplinor për fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore në zbatim të ligjit. nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të marrë masa nga “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” apo “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”; deri në, “Largim nga shërbimi civil”, dhe konkretisht:

2 Administrator të Përgjithshëm

2 Administrator të Njësive Administrative

6 Drejtorë Drejtorie në aparatin e bashkisë dhe institucionet e varësisë

5 Përgjegjës Sektori

19 Specialistë

40 Punonjës të bashkisë në cilësinë e anëtarëve të njësisë të hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy