Cakaj bisedë me Várhelyi: Politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri

Cakaj bisedë me Várhelyi: Politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri

Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, zhvilloi sot një takim online këtë të premte me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Ata diskutuan mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Në një reagim në “Facebook”, Cakaj bëri me dije se Komisionerit iu kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

“Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, përfundoi Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy