Osmani për Presidente/ Hoxhaj: PDK nuk e mbështet, ajo është figurë përçarëse

Osmani për Presidente/ Hoxhaj: PDK nuk e mbështet, ajo është figurë përçarëse

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë sot se kjo parti mbështet procesin e formimit të institucioneve që mundësojnë stabilitet politik, por nuk e mbështet kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, pasi sipas tij ajo është figurë përçarëse.

Hoxhaj, në një konferencë për media ka treguar arsyet pse PDK nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.

Hoxhaj thotë se PDK e mbështet procesin e konsolidimit të institucioneve të Kosovës që ofrojnë stabilitet, por jo që pushteti të varet nga një parti.

“Ne si PDK e kuptojmë drejt krijimin e këtyre institucioneve, krijimi i institucioneve të reja nuk duhet ta rrezikon demokracinë në Kosovë. Nuk duhet të kërcënon ndarjen e pushteteve, në një sistem demokratik, e as të mundësojë instalimin e një sistemi një partiak, ku të gjitha pushtet do të kontrollohen nga një parti e vetme politike”, ka thënë ai.

Kreu i PDK-së, numëroi disa nga arsyet pse partia e tij nuk do ta mbështet Osmanin.

“Kemi disa arsye pse PDK nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, së pari Osmani është një figurë përçarëse, karrierën e saj e ka ngritur në frymën e përçarjes. E dyta, është kandidate partiake. E treta, është treguar e njëanshme sa ka përfaqësuar institucionin e presidencës. Është e para që e ka përdorur zyrën për të krijuar partinë e saj”, shtoi tutje ai.

Hoxhaj, tha se presidenti i ardhshëm duhet të jetë i pavarur politikisht dhe që sipas tij, nëse Osmani zgjidhet presidenti, pushteti në Kosovë do të varet vetëm nga Vetëvendosje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy