Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi, për zhvillimet në Banjskë të Kosovës ku u vra një efektiv i policisë dhe u plagosën tre të tjerë thotë se ngjarja e 24 shtatorit tregon se një shtet i fuqishëm nuk mund të jetë serioz pa një shërbim sekret të fuqishëm.
Nga studio e MCN Live ai deklaroi se shteti më serioz në Kosovë është Britania e Madhe me shërbimin sekret që kanë informuar shërbimet e Kosovës dhe autoritetet britanike, duke thënë se edhe në muajin qershor nga pala britanike u paralajmërua se po përgatitet futja e armatimeve të rënda nëpër manastire me qëllim destabilizimin.
Ngjarja provoi se Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës kishte të drejtë, ndërsa propaganda e Vuçiç, Ramës dhe bashkësisë ndërkombëtare që të tërheqë forcat speciale nga Veriu i Kosovës, uroj mos të kenë pasur informacion, pasi mund të ishte katrahura më e madhe e qëndrimeve të Ramës, Vuçiç dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Njeriu më i painformuar për sigurinë në Kosovë dhe prapaskenat që përgatiten në kurriz të Kosovës është Rama, ndaj në mëngjes e dëgjon me qëndrim tjetër e në darkë me tjetër për Kosovën.
Pasi Shqipëria ka sistemin më të dobët të sigurisë dhe nuk pranon që të marrë informacion pasi mendon se i di të gjitha.
Kryeministri Rama edhe kryetarin e SHISH e ka nga Kosova dhe mesa duket ose nuk merr informacion, ose nuk e vlerëson informacionin që japin shërbimit sekret.
Jam kundër tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga Veriu, dhe të lihet në duart e KFOR, pasi ka të dhëna se KFOR ka ndërmjetësuar, pasi forcat speciale të Kosovës mund të vrisnin deri në 70 veta.
Armatimi i përgjigjet akuzave për skenar. Nëse do të provohet se armatimi është pjesë e forcave të Serbisë, inventar i strukturave ushtarake dhe policore të Serbisë, implikimi është tejet i rëndë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të thotë fjalën e vetë.
Këtu është drejtpërdrejtë dora e shtetit të Serbisë dhe e Milan Radoiçiç.
Një arsenal i tillë me një vlerë mbi 5 milionë euro, por informacionet tregojnë se ka armatime të tjera të kësaj natyre në Veri të Kosovës.
Grupet terroriste nuk luftojnë në front, por ju ka dalë situata nga kontrolle. Informacionet e shërbimit sekret thonë se ka informacione të tjera për grumbullimin e municioneve dhe nga grupe të tjera.



