Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi në MCN Live foli dhe për faktin se asnjë datë nuk u vendos për Shqipërinë në BE, ku u ndal dhe te veto greke.
Ai tha se çështja Beleri është një çështje që i përket drejtësisë dhe nuk ka aspak lidhje me politikën. Sipas tij, e gjithë kjo po kthehet në një debat mes dy kryeministrave të vendit, por kjo çështje i duhet lënë drejtësie.
Këtu mendoj se gabimi i qëndrimit grek qëndron në faktin se çështja e Belerit është çështje e drejtësisë dhe nuk ka lidhje me politikën. Kjo po kthehet në një debat mes dy kryeministrave të vendit, kjo është çështje e drejtësisë dhe i duhet lënë drejtësisë. Nëse këto struktura të reja të drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre duhen lejuar të bëjnë punën e tyre.
Kjo çështja e veto-s është një çështje që vetëm ballkanasit e përdorin, prandaj dhe po shihet si opsion për ta përjashtuar veton. Nëse një ngjarje e tillë do të ndodhte në Greqi, nuk besoj se ata do i thonin sistemit të drejtësisë në Greqi nëse do duhej të akuzohej një kryetar i bashkisë së tyre për vjedhje votash. Nëse drejtësia thotë se nuk duhet të betohet në qeli, atëherë ashtu është, nuk mund të komentoj vendimet e drejtësisë.



