
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të dytat brenda një viti që u mbajtën dje në Kosovë, duket se tashmë ka një fitues të qartë. Lëvizja Vetëvendosje kryeson rezultatet, ndërsa Albin Kurti po shkon drejt formimit të qeverisë së re.
Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, në një analizë për “MCN Live”, shpjegoi arsyet që çuan në fitoren e suksesshme të LVV-së dhe të kryeministrit Kurti.
Rezultatet tregojnë se janë pesë arsye kryesore pse Kurti arriti një fitore kaq të thellë.
Nga këto arsye, vetëm një është meritë e drejtpërdrejtë e tij, ndërsa katër të tjerat lidhen me huqjet e opozitës, gabime serioze dhe veprime të gabuara të kundërshtarëve politikë.
Kur ke kundërshtarë që gabojnë vazhdimisht, ti automatikisht përfiton.
Nuk mund të them se Kurti ka performuar në mënyrë të shkëlqyer në të gjitha aspektet, por huqet e kundërshtarëve të tij e ndihmuan të korrë këtë rezultat.
Ai shtoi se ishte i shqetësuar për mundësinë që Kurti të detyrohej të bënte koalicion me Listën Serbe, nëse nuk do të hynte në Kuvend Nenad Rashiq.
Megjithatë, kjo situatë u tejkalua, pasi Rashiq pritet të sigurojë mandat deputeti, duke e lënë Listën Serbe me vetëm nëntë deputetë.
Kjo i jep Kurtit mundësinë të zgjedhë partnerët dhe të mos detyrohet të bëjë koalicion me Listën Serbe.
Megjithatë, formimi i qeverisë, sipas tij, nuk vihet në diskutim, pasi Vetëvendosje pritet ta bëjë këtë e vetme.
Edhe nëse pas numërimit të votave të diasporës rezultati mbetet i njëjtë, Kurti nuk do të ketë votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin i vetëm.
Për këtë do t’i duhet një koalicion më i gjerë, të paktën me dy partitë e tjera opozitare.
Megjithatë, formimi i qeverisë, sipas tij, nuk vihet në diskutim, pasi Vetëvendosje pritet ta bëjë këtë e vetme.



