Negociatat për anëtarësimin me Bashkimin Evropian kanë ngecur. Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve i njohur si IBAR, dokumenti pa të cilin asnjë kapitull negociatash nuk mund të mbyllet, është bllokuar në Bruksel. Mësohet se në krye të këtij vendimi qëndron Gjermania, anën e së cilës kanë mbajtur dhe disa shtete të tjera.



