“OSBE ka verifikuar blerjen e votave” Rama-Shkullakut: PS-në nuk e mundni dot

“OSBE ka verifikuar blerjen e votave” Rama-Shkullakut: PS-në nuk e mundni dot

Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV analisti Armand Shkullaku i tha kryeministrit Edi Rama se misioni ndërkombëtar në zgjedhje ka verifikuar blerjen e votave. Kryeministri mohoi akuzat e Shkullakut duke pohuar se janë blerë vota, por jo nga PS.

Me ironi Rama shtoi se pavarësisht akuzave të analistit PS nuk mund të mposhtet.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Shkullaku: Ndryshimi i kodit zgjedhor për mua është bërë në mënyrë të njëanshme. Nuk mund të ndryshojnë rregullat 6 muaj para zgjedhjeve. Ju votuat me opozitën kukull disa prej të cilëve i futët në listat tuaja. Misioni ndërkombëtar dhe OSBE thonë se është verifikuar blerja e votave.

Rama: Janë blerë vota por jo nga PS.

Shkullaku: Blihen me OFL, me para tërmeti dhe e vetmja gjë që mbeti nga OFL ishte ajo zonja me syze.

Rama: Nga të gjitha që keni thënë është që PS nuk e mundni dot.

Shkullaku: Regjimi nuk mposhtet me vota. Ndodhi vrasja në Elbasan dhe Prokuroria tha që kishte materiale zgjedhore në makinë, policia tha jo. Policia është e regjimit. Regjimi nuk mposhtet me fushatë.

Rama: Nëse do ishte regjim nuk do ta llogariste fare opozitën që nuk ishte në parlament. Regjimi i mori në konsideratë. Ju i ankoheni regjimit pse morëm ne atë që ata lanë ata rrugëve. Duhet ta kërkoni te vetja, i bini në anën e gabuar.

Shkullaku: Nuk mund të mposhtet një regjim që i ka të gjitha me vete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy