Menjëherë pas daljeve në media ku denoncuan lidhjet e qeverisë me krimin, mësohet se dy kryetarët e partive më të mëdha opozitare po mbajnë një takim.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bashkë me kreun e grupit të LSI-së Petrit Vasili kanë shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha.
Akimin e nisur në orën 19:45 po diskutohet për tryezën e përbashkët të partive opozitare që pritet të zhvillohet nesër, të cilën Basha e njoftoi gjatë konferencës për shtyp.
Krerët e PD dhe LSI po kështu pritet të rakordohen edhe për ecuruinë e aksionit të përbashkët opozitar.
Mësohet se pas këtij takimi, do të ketë edhe një deklaratë për mediat të kreut të PD dhe të LSI.



