Dënimi i Salianjit, Gupi: U dogj politikisht

Dënimi i Salianjit, Gupi: U dogj politikisht

Pedagogu dhe avokati Marsid Gupi për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji dhe burgosjen e tij, thotë se nuk mund të lihej në shërbim prove, për shkak se ka krijuar prova në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, deklaroi se ka pasur një pozitë rënduese që është kryerja në bashkëpunim dhe nuk mund të merrej një dënim alternativ.

Madje ai thotë se Ervin Salianji u dogj politikisht.

Në shkallën e parë, është kërkuar që dënimi të konvertohej në tre vjet detyrim paraqitje.

Ai ka vetëm një mundësi, ankimimin në Gjykatën e Lartë, por kjo hallkë kërkon më shumë se një vit kohë për shqyrtim.

Kësisoj atij i digjet mandati dhe nuk kandidon dot as në vitin 2025.

Zoti Salianji duhet të presë sa të jetë afati i parashkrimit që certifikata të jetë e pastër, e cila del për 7 vjet.

Pyetja është a ia vlejti gjithë kjo iniciativë Salianjit për karrierën e tij politike?

Unë mendoj që jo, u dogj politikisht. Salianji ka ose aleatë ose instrumente në parti, nuk ka miq.

Salianji nisi mbrëmjen e sotme vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit, pas vetëdorëzimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”.

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, pasi audio-përgjimi për dosjen “Babale” sipas gjykatës rezultoi se nuk ishte i vërtetë, por i stisur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy