Kryebashkiakët me të shkuar kriminale/ Bardhi publikon “hartën”: Kush e ka radhën tani?

Kryebashkiakët me të shkuar kriminale/ Bardhi publikon “hartën”: Kush e ka radhën tani?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi atë që e quan harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale ndërsa ngriti pyetjen: Kush e ka radhën tani?

Zyrtari i lartë demokrat shkruan se kryeministri Rama duhet të mbajë përgjegjësi për atë që e quan kriminalizim të pushtetit qëndror dhe lokal.

“Edi Rama duhet të japë llogari: -Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant droge?

-      Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një fallsifikator?

-      Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut?

-      Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastër, përzgjodhi dhe kandidoi një dhunues?

-      Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vrasës?

Gazment Bardhi thotë se shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës duhet të jesh i certifikuar në trafik droge, falsifikim, vjedhje, dhunë apo vrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy