Ambasada e BE bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale rikthimin në Tiranë të ish-ambasadorit Luigi Soreca.
Ky i fundit rikthehet në Shqipëri për disa muaj si zëvendësues, deri në mbërritjen e ambasadorit të ri që do drejtojë delegacionin e BE-së.
“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe në të njëjtën kohë me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë. Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE,” tha Ambasadori Soreca.



