Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në foltoren e Lezhës, se më datë 11 dhjetor do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratikë.
“Më 11 dhjetor do mbahet kuvendi Kombëtar i PD-së”, u shpreh Berisha.
Lëvizja e Berishës ka ardhur pas përjashtimit të tij si pjesëtarë i grupit parlamentar të PD-së, nga Lulzim Basha. Ky i fundit tha se vendimi për përjashtimin e Berishës e mori pas kërkesës nga SHBA, pasi ish-kryeministri u shpall “non grata” bashkë me familjen e tij për korrupsion.
Prej disa kohësh, Berisha ka nisur mbledhjen e firmave në mënyrë që të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së.



